Diskutimet ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Vjosa për emrat e kabinetit qeverisës nuk kanë marrë ende epilog.
Burimet brenda këtyre zhvillimeve kanë thënë se Lista Vjosa i synon së paku dy ministri dhe një zëvendëskryeministër në kabinetin Kurti.
Këto ditë kemi raportuar se njëra nga ministritë që synon Lista Vjosa është ajo e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Për këtë pozitë, thonë këto burime, Lista Vjosa synon Faton Pecin, deputet i zgjedhur nga lista e Vetëvendosjes.