Abdixhiku tregon se a ka marrë mesazh nga Vjosa Osmani

Aktuale

Abdixhiku tregon se a ka marrë mesazh nga Vjosa Osmani

Më: 16 mars 2021 Në ora: 21:21
Lumir Abdixhiku, Vjosa Osmani

Kryetari i LDK’së Lumir Abdixhiku ka treguar nëse është uruar nga ish-nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani.

 Abdixhiku sqaroi se Osmani e uroi atë privatisht.

“Kam marrë mesazhe urimi prej spektrit vendor dhe ndërkombëtar. Kam marrë mesazh urimi nga ushtruesja e detyrës së presidentit, zonja Osmani”, tha Abdixhiku.

I pyetur nëse mori “mesazh privat” urimi nga Osmani, Abdixhiku u përgjigj me “po”.

“Kam marrë mesazh publik nga kryetari i VV’së z.Kurti, kam marrë mesazh privat prej kryetarit të AAK’së, kam marrë telefonatë të drejtpërdrejt prej z.Basha në Shqipëri”, shtoi Abdixhiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat