Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj në emisionin “Click”, tha se partia që ai drejton do të merr pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Po, AAK-ja do të merr pjesë në seancë.
Është e interesuar të mos humbet kohë në konstituimin e Kuvendit që nënkupton zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, kryesisë së Kuvendit pastaj të komisioneve të trupave punuese”, tha Haradinaj, partia e të cilit në zgjedhjet e 14 shkurtit ka fituar tetë mandate.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ, ka caktuar datën 22 mars për seancën konstituive të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, në orën 10:00.