Lumir Abdixhiku kreu aktual i LDK-së ka thënë se dëshiron që të ketë në Lidhjen Demokratike të Kosovës edhe zëra kritik.
Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar ish-deputeti i kësaj partie, Naser Rugova, përcjell “Bota sot”.
Sipas Rugovës, nëse kjo qenka e vërtetë, pse atëherë Këshilli i Përgjithshëm u pastrua nga të gjithë zërat kritik.
Ja shkrimi i tij:
Kryetari i ri në T7 tha: dua që në LDK të ketë zëra dhe mendje kritike.
Nëse kjo qenka e vërtetë, pse atëherë Këshilli i Përgjithshëm u pastrua nga të gjithë zërat kritik dhe ata që mendojnë ndryshe?
Dita e mirë shihet në mëngjes!