Kamberi: Brenda tre-katër vjetësh LDK do të jetë më e fortë, i duhet skenës politike

Aktuale

Kamberi: Brenda tre-katër vjetësh LDK do të jetë më e fortë, i duhet skenës politike

Më: 16 mars 2021 Në ora: 23:29
Safet Kamberi

Kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi, e ka vlerësuar si korrektësi nga ana e kryetarit të ri të partisë, Lumir Abdixhiku, konfirmimin se nuk do të jetë kandidat për Kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet e tetorit.

“Ai nuk do të jetë kandidat për Prishtinën sepse synim i tij është fuqizimi i LDK-së dhe kthimi i saj në vendin e merituar. Besoj që sot ka qenë konkret kryetari Abdixhiku me këtë çështje dhe normal që primare për të do të jetë rritja e LDK-së”, është shprehur Kamberi.

“Nuk bëhet fjalë për një periudhë të shkurtër, besoj që brenda tre-katër vjetësh LDK do të jetë shumë me e fortë se ç’është tash. Do të ketë shumë punë në terren sepse zgjedhjet e fundit kanë treguar dobësitë e LDK-së. Skenës politike i duhet një LDK e fortë”.

Kamberi ka thënë në Edicionin Special se kuvendi zgjedhor i së dielës ka qenë mesazh i qartë për unitetin brenda partisë.

“Kuvendi i së dielës ka konfirmuar edhe një herë se LDK në proceset e saj ka një kulturë e madhe. Pas zgjedhjes së kryetarit e kanë konfirmuar këtë edhe kundërkandidatët, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa, që e kanë uruar. Tashmë po i shohim nëpër të gjitha aktivitetet bashkë”, ka shtuar ai, duke treguar se vota e tij ka qenë për Abdixhikun për Kryetar të LDK-së.

Kamberi ka konfirmuar se në kuvendin e së dielës LDK ka krijuar një grup këshillëdhënës, në të cilin janë pjesë dy ish kryetarët e kësaj partie, Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat