Kreu i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mbrëmë ka deklaruar se idetë e majta lidhur me çështjen e Kosovës janë të rrezikshme.
E, lidhur me këto deklarata ka reaguar analistja politike, Luljeta Aliu, përmes një shkrimi në Facebook.
Aliu ka thënë se pasi që Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 50.28 për qind, sipas saj, i bie se Abdixhiku fundit ose nuk e njeh qytetarin e vet, ose çfarë është e majta.
Kujtojmë se lideri i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të mbajë takim me të parin e LVV-së, Albin Kurtin dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmanin.
Ja shkrimi i saj:
Pak shkenca sociale
Një deduksion:
50.28% e kanë votuar një qeveri të majtë në Kosovë.
Lumir Abdixhiku tha, idetë e majta janë të rrezikshme.
Kjo i bie që ky i fundit ose nuk e njeh qytetarin e vet, ose çfarë është e majta. Ose të dyjat.
Verifikimi: Partia e Lumirit i ka 12.73% të votave.