Lideri i partisë së goranëve të Kosovës, Adem Hoxha pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmani dhe me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se bllokadën e institucioneve nuk e shohin si metodë për zgjidhjen e problemeve.
Hoxha në një konferencë për media tha se takimi ishte konstruktiv dhe përfaqësuesit e komunitetit goran punojnë për një Kosovë multietnike.
“Bllokadën e institucioneve nuk e shohim si metodë politike për zgjidhjen e problemeve….
Natyrisht edhe ne i kemi kërkesat tona minimale për përfshirjen e barabartë në institucionet e Kosovës…”, tha ai.