Keqpërdorimi i veturave zyrtare po vazhdon të ndodhë nga zyrtarët shtetëror.
Kështuj, dje rreth orës 07:15, në aksin rrugor Pejë-Prishtinë, më saktë në autostradën “Ibrahim Rugova” në fshatin Korroticë e Epërme, vetura zyrtare me numër të targave 3Z-159-13 lëvizte me shpejtësi marramendëse.
Në zonën e kufizuar në 80 km/h vetura zyrtare lëvizte me shpejtësi deri ne 170 km/h.
Kështu, “shumaheri” me veturë zyrtare shkakton rrezik të madh për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, duke tejkaluar kështu dyfishin e shpejtësisë së lejuar.