Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot, ka zhvilluar vizitë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Atje është pritur nga kryetari i ri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë.
“E urova Lumir Abdixhikun derisa pimë kafe këtë mëngjes”, është shprehur Abbot.
“Dëgjova nga ai planet për të ardhmen e LDK-së dhe rolin konstruktiv që ata pritet ta kenë si opozitë”.