Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton se sot kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë (Hykmete Bajrami e Besian Mustafa), kanë pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, shkruan “Bota sot”.
Abdixhiku në këtë takim ka falënderuar Ambasadorin Abbott për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha periudhat.
Sipas komunikatës së lëshuar për media, gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi.
Ja komunikata e plotë:
Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Kryetari Abdixhiku e njoftoi Ambasadorin Abbott për synimet dhe programin e tij në LDK dhe qëndrimet e LDK-së rreth situatës aktuale politike në vend dhe formimit të institucioneve të Kosovës.
Kryetari Abdixhiku falënderoi Ambasadorin Abbott për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha periudhat.
Duke e uruar kryetarin Abdixhiku për detyrën e re, Ambasadori britanik Nicholas Abbott, tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të përkrahë institucionet e Kosovës, dhe do të jetë partner në projektet që synojnë zhvillimin e Kosovës, forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe fusha tjera.
Po ashtu gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi.