(E plotësuar 16:15) - Deputeti i zgjedhur dhe njëherësh ministër në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa, tha se në takimin me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë diskutuar për seancën konstituive të Kuvendit.
“Sot me kryetarin Abdixhiku ishte takim konsultativ me deputetë, për të diskutuar procesin e seancës themeluese të Kuvendit. Të premtën do të jetë në takim me Kurtin. Takimi ishte konsultativ me Grupin Parlamentar”, tha Mustafa.
Mustafa nuk u përgjigj nëse do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente, vetëm tha se kryetari, Abdixhiku është përgjigj në këtë pyetje në një intervistë gjatë ditës së djeshme.
Abdixhiku ka thënë se vendimin do ta merr pas takimit me Kurtin dhe Osmanin që do të zhvillohet të premten.
***
Ka përfunduar takimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku me deputetët e zgjedhur të partisë.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa nuk dha detaje të shumta, por tha se ky ishte vetëm takim konsultativ rreth konstituimit të Kuvendit javën e ardhshme.
***
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mbledhur në një takim deputetët e zgjedhur të subjektit të cilin ai e udhëheq.
Tashmë kanë ardhur shumica e deputetëve në selinë e LDK-së.
Po ashtu ka mbërritur edhe ish-kryemnistri i vendit Avdullah Hoti.
Pamjet:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/17/auto_ldk-31615987109.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/17/auto_j1615987104.jpg)