Spahiu: Abdixhiku është vazhdimësi e Mustafës dhe i përzgjedhuri i tij

Aktuale

Spahiu: Abdixhiku është vazhdimësi e Mustafës dhe i përzgjedhuri i tij

Më: 17 mars 2021 Në ora: 16:39
Nexhmedin Spahiu

Analisti Nexhmedin Spahiu, i pyetur nga gazetari nëse Kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të reformojë partinë e tij, u shpreh se diçka e tillë nuk do të ndodhë, pasi Abdixhiu është i përzgjedhuri i Mustafës dhe vazhdimësi i këtij të fundit.

“Kryetari i ri nuk do të arrijë ta reformojë LDK-në pasi kryetari i ri i LDK-së është Mustafa me flokët kaçurrel, pra është vazhdimësi e tij. Mustafa ka arritur t’ua hedhë opinionit publik në Kosovë që të zgjedhë të përzgjedhurin e tij, duke krijuar perceptimin që do të arrijë ndryshime”, u shpreh Spahiu.

Sipas Spahiut, Isa Mustafa duhej të përjashtohej nga LDK-ja dhe jo të zgjidhej kryetar nderi, siç e zgjodhi Abdixhiu, pasi kjo zgjedhje e ka bërë Mustafën akoma më të fuqishëm se sa kur ishte vetë kryetar i partisë.

“Mustafa nuk duhet thjesht të hiqte dorë si kryetar por edhe të përjashtohej nga LDK-ja. Mirëpo kryetari i ri i LDK-së, zgjodhi si kryetar nderi Isa Mustafën dhe në këshillin e ri drejtues të partisë, hoqi kundërshtarët e Isa Mustafës. Tani Isa Mustafa është më i fuqishëm se sa kur ishte vetë kryetar i partisë.”

Spahiu theksoi se Isa Mustafa tashmë mund të drejtojë akuza kundrejt Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, për shkak të hakmarrjeve të vjetra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat