Deklaratat e Vjosa Osmanit për BBC-në, Ganimete Musliu i quan skandal

Aktuale

Deklaratat e Vjosa Osmanit për BBC-në, Ganimete Musliu i quan skandal

Më: 17 mars 2021 Në ora: 18:40
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është e radhës në reagimin e saj ndaj deklaratave që ka bërë ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për mediumin prestigjioz britanik BBC.

Osmani në një intervistë për BBC-në, ka thënë ndër të tjera se Kosova është vend i zhytur në krim dhe në korrupsion.

“Kosova është vend i korruptuar dhe zhytur në krim”  është e pritshme dhe e kuptueshme të degjohej nga Ana Brnabic (Kryeministre e Serbisë). 

Por të thuhet në BBC nga pretendentja për presidente të Kosovës, përveç që është marre përbën edhe skandal”, ka shkruar Musliu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat