Zyrtari për media i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka publikuar videon nga momenti i vrasjes së Agon Tetajt në vitin 2018, vrasësi i të cilit mund të marrë një dënim të lehtë nga prokuroria, gjë që u cilësua si kapje e sistemit të drejtëisë.
Gjatë ditës së djeshme është bërë rikualifikimi i veprës në rastin e vrasjes së të riut Agonis Tetaj nga Deçani, nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje nga pakujdesia.
E Manxhuka ka publikuar videon nga momenti i vrasjes, teksa ka thënë që këto raste duhet treguar atyre që akuzojnë dikë duke thënë se Kosova nuk është vetëm zi, duke ju referuar akuzave të PDK-së drejtuar Vjosa Osmanit.
Postimi i tij:
Keso rastesh duhet treguar atyre qe akuzojne dike duke thene qe Kosova nuk eshte vetem zi. Kjo eshte pertej te zezes. Sistem i korruptuar, drejtesi e kapur tmerresisht nga te fortet.