​Hoxhaj: Ka debat shumë konstruktiv rreth rezultatit zgjedhor të 14 shkurtit

Aktuale

​Hoxhaj: Ka debat shumë konstruktiv rreth rezultatit zgjedhor të 14 shkurtit

Më: 17 mars 2021 Në ora: 19:24
Enver Hoxhaj

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës po vazhdon me dyer të mbyllura.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se ka hapa konkretë me temën kryesore për analizimin e rezultatit zgjedhor të 14 shkurtit.

Hoxhaj: Ka debat shumë konstruktiv rreth rezultatit zgjedhor të 14 shkurtit

"Ka debat shumë konstruktiv rreth rezultatit zgjedhor të 14 shkurtit. Ka hapa shumë konkretë se çfarë duhet të bëjmë në zgjedhjet lokale. Ka po ashtu debat për vendimin që duhet të marrin në Kuvendin e Kosovës gjatë ditëve të ardhshme. Dhe meqë ne kemi një dialog të brendshëm, kemi demokraci të brendshme, pres nga anëtarët e Këshillit Drejtues që të dalin me atë se cili do të jetë qëndrimi jonë për shumë procese që e presin Kosovën", tha Hoxhaj.

Hoxhaj është pyetur edhe në lidhje me çështjen e presidentit dhe debatit që po bëhet rreth kësaj teme në mbledhjen e Këshillit Drejtues.

Hoxhaj: Ky nuk është koalicion parazgjedhor, por është situatë konkrete

"Unë kam insistuar që të deklarohen sepse në dokumentet tona, në rregulloret tona si parti politike është pikërisht e drejtë e Këshillit Drejtues që të marrë vendime për koalicione paszgjedhore apo parazgjedhore. Ky nuk është koalicion parazgjedhor, por është situatë konkrete", tha Hoxhaj.

Hoxhaj ka shtuar se partia që po e drejton do të dalë me një platformë të re politike, e fokusuar po ashtu edhe në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat