Kurti: Legjislatura e tetë e Kuvendit do të njihet si “Legjislatura e Referendumit”

Aktuale

Kurti: Legjislatura e tetë e Kuvendit do të njihet si “Legjislatura e Referendumit”

Më: 17 mars 2021 Në ora: 19:48
Kuvendi i Kosovës

Tinka Kurti, është zgjedhur për herë të parë deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo tha se legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës do të njihet si “Legjislatura e Referendumit”.

Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje në çdo palë zgjedhje ka shënuar rritje të votës duke u bërë fituese apsolute në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Deputetja e Vetëvendosjes theksoi se kjo lexohet si përgjegjësi e madhe dhe vullnet për ndryshim.

“Kjo është hera e dytë që garoj për deputete. Dhe tani jam pjesë e legjislaturës së dytë e cila do të njihet si legjislatura e “referendumit”, bazuar në rezultatet që ka shënuar subjekti ynë Lëvizja Vetëvendosje, duke u bërë një fituese absolute të zgjedhjeve të 14 shkurtit”.

“Sigurisht është nder i madh dhe kënaqësi e veçantë me qenë pjesë e kësaj legjislature. Sigurisht është një vullnet i madh i popullit, për ta nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje fituese. Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i vetëm që shënon rritje të votës në çdo palë zgjedhje që merr pjesë, që prej vitit 2010-të kur ka garuar për herën e parë”.

“Domethënë në asnjë palë zgjedhje nuk ka pasur rënie të votës. Përkundrazi. Sidomos në zgjedhjet e fundit por edhe ato paraprake ka shënuar rritje të madhe të votës. Dhe sigurisht ne këtë e lexojmë si përgjegjësi të madhe dhe si vullnet për ndryshim”.

Tinka Kurti tha se fokusi i saj si deputete do të jetë të drejtat e punëtorëve dhe të drejtat e grave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat