Kryetari ri i LDK-së: Ja si do ta zgjedhim kandidatin për Prishtinën

Aktuale

Kryetari ri i LDK-së: Ja si do ta zgjedhim kandidatin për Prishtinën

Më: 17 mars 2021 Në ora: 21:26
Lumir Abdixhiku

Kreu i ri Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke folur për herë të parë për një media të Shqipërisë, ka treguar se si do të zgjidhet kandidati për Prishtinën.

Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’, Abdixhiku është shprehur se puna e LDK-së do të nisë menjëherë në të gjithë Kosovën, për të analizuar situatën në të cilën ndodhet vendi.

‘Në terren do të fillojmë menjëherë grupet punuese në çdo qytet. Nuk mund të rri i qetë nëse një parti ka 8 %.

Unë besoj se kemi njerëz të jashtëzakonshëm për të fituar këto komuna.

Do të konsultohem, do të shikoj një grup që bën analiza për Prishtinën, kush ka gjasa të fitojë. Nuk do të kemi një kandidat për të humbur, apo për të përdorur këtë platformë për të krijuar një kandidat.

Nuk do ta përdorim Prishtinën për të krijuar një kandidat, për ti rritur famën një kandidati, pasi nuk na duhet ndonjë gjë. Më shumë dua që të rrisim praninë e grave dhe të hapim partinë’, është shprehur kreu i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat