Këta emra priten të jenë disa nga ministrat e Qeverisë Kurti II

Aktuale

Këta emra priten të jenë disa nga ministrat e Qeverisë Kurti II

Më: 17 mars 2021 Në ora: 21:42
Kuvendi i Kosovës

Edhe pak ditë na ndajnë deri në seancën konstitutive dhe seancën për formimin e Qeverisë Kurti II. E tashmë janë përfolur disa emra për ministra në Qeverinë Kurti si dhe për kreun e Kuvendit.

 Nga burime të sigurta mediat kanë arritur që të marrë vesh për disa nga ministritë dhe emrat potencial për të qenë në krye të tyre.

Në bazë të marrëveshjes Kurti-Osmani, Qeveria do të duket si në vijim:

Vjosa Osmani pritet ta ketë pozitën e Presidentit të vendit

Albin Kurti-Kryeministër

Krye parlamentar- Glauk Konjufca.

Zëvendës Kryeministër Besnik Bislimi

1.Ministria e Punëve të Jashtme; Donika Gërrvalla.

2.Ministria e Punëve të Brendshme; Xhelal Svçela.

3.Ministria për Arsim; Arbërie Nagavci.

4.Ministria për Shëndetësi; Arben Vitia.

5.Ministria e Financave; Hekuran Murati

6.Ministria për Tregti; Rozeta Hajdari.

7.Ministria për Kulturë; Hajrullah Çeku.

8).Ministria për Bujqësi; Faton Peci

9).Ministri për Mjedisit; Liburn Aliu

10).Ministria e Drejtësisë; Albulena Haxhiu

E për ministritë si ajo e Infrastrukturës e Ministria e Mbrojtjes siç duket ende nuk është vendosur.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti tashmë kanë përfunduar shumicën e takimeve konsultative me partitë politike për formimin e institucioneve.

Osmani dhe Kurti tashmë kanë takuar përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përfaqësuesit e komuniteteve, ndërsa sot do të takojë përfaqësuesit e goranëve dhe të premten liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Një ditë më parë është mbajtur edhe mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të legjislaturës së shtatë, ndërsa është vendosur që seanca konstitutive të mbahet më 22 mars, në ora 10:00.

Pas konstituimit të Kuvendit, pritet që ushtruesja e detyrës së presidentit të dërgojë letër për mandatarin, ndërsa pas kësaj të mbahet edhe seanca e Kuvendit për votimin e Qeverisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat