​PDK s’e mbështet Osmanin, Hoxhaj tregon nëse do të qëndrojnë në sallë ditën e votimit

Aktuale

​PDK s’e mbështet Osmanin, Hoxhaj tregon nëse do të qëndrojnë në sallë ditën e votimit

Më: 17 mars 2021 Në ora: 22:28
Enver Hoxhaj

Partia Demokratike e Kosovës nuk e mbështet kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të shtetit.

Këtë e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së partisë, Enver Hoxhaj pas mbledhjes maratonike të Këshillit Drejtues të PDK-së.

"Këshilli drejtues në mënyrë unanime nuk e mbështet kandidaturën e zonjës Osmani. Një vendim të tillë e mbështet edhe kryesia", tha Hoxhaj.

Hoxhaj po ashtu ka bërë të ditur se Lirak Çelaj dhe Xhevahire Izmaku kanë kërkuar dorëheqjen e kryesisë, por një kërkesë e tillë nuk është përkrahur nga anëtarët e tjerë të këshillit.

I pyetur se a do të qëndrojnë deputetët e PDK-së në sallë ditën e votimit të shefit të ri të shtetit të Kosovës, Hoxhaj ka thënë se “nuk e kemi profesion pjesëmarrjen, por politikën”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat