Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin presidente të Republikës së Kosovës.
E nëse nuk zgjidhet Presidenti, atëherë mund të kemi edhe një palë zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.
Formimi i Qeverisë Kurti 2, pritet të bëhet javën tjetër, kurse për Vjosa Osmanin punët po vështirësohen.
Ajo nuk po ka votat të mjaftueshme për t’u bërë presidente.
E kjo ka bërë që të reagon Naim Miftari, ish-epror i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut.
Sipas tij, Galuk Konjufca, i cili do të bëhet kryetar i Parlamentit do të bëhet edhe President derisa të mbahen zgjedhjet e reja.
“Si po duhet, Glauk Konjufca së shpejti edhe President i Kosovës, deri në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen këtë verë”, shkruan Miftari.