Ish-kryetari i Kushtetueses Enver Hasani ka thënë se deputetët e kanë për obligim kushtetues të qëndrojnë në sallë në momentin e votimit të presidentit të Kosovës dhe se ata s’mund të mungojnë përveç me leje të kryetarit të Kuvendit.
Ai ka thënë se qysh në raundin e parë në kutinë e votimit duhet të jenë votat e 80 deputetëve.
“Nëse kandidati nuk i merr 80 vota pro, shkohet në raundin e dytë. Por nëse nuk janë 80 vota në kuti (kuorumi i dy të tretave të deputetëve], procesi nuk vazhdon dhe brenda 60 ditëve nëse nuk vjen në rend ditë zgjedhja e presidentit përsëri, shkohet në zgjedhje”, tha Hasani.
Sipas tij, kryetari i ri i Kuvendit me automatizëm e merr postin e presidentit dhe e ushtron atë detyrë për aq ditë sa kanë mbetur.
“Nuk vazhdohet ajo detyrë pasi nuk mund të ketë ushtrues të detyrës së ushtrueses së detyrës”, është shprehur ai.