Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë Veriore dhe ministri për Sistem politik e marrëdhënie midis bashkësive, Artan Grubi nesër do të vijë për një vizitë një ditore në Prishtinë.
Grubi do të ketë takim me liderët e partive politike, Vjosa Osmani, Enver Hoxhaj, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj.
Ai po ashtu do të ketë edhe një takim me kryetarin e shoqatës Jetimat e Ballkanit, Halil Kastrati.
Temë e bisedës në takime do të jetë procesi i Regjistrimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.