Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihat Tërmkolli ka reaguar ashpër pasi u la jashtë Këshillit Drejtues të LDK-së.
Tërmkolli tha se kjo është një përpjeke e Isa Mustafës dhe Lumir Abdixhikut për ta ‘zhdukur’ atë nga politika.
“Diferencimi ideo-politik dhe përpjekja për të më "zhdukur", po vazhdon. Pas Isës & Co, tani halli i Lumirit!”, shkroi ajo në Facebook, përcjell “Bota sot”
Postimi i plotë
Diferencimi ideo-politik dhe përpjekja për të më "zhdukur", po vazhdon. Pas Isës & Co, tani halli i Lumirit!
Edhe në 1989-tën më diferencoi deri në "zhdukje" politika gjenocidale e Millosheviqit të cilës i shërbente Isa, që natyrshëm e vazhdon Lumiri.
Eu, eu, ku kemi ra
#MT