Ish-themeluesi i UÇK-së, Gani Koci, pritet të intervistohet sot në zyret e Eulex-it nga prokurorët e Dhomave të Specializuara.
Koci ka thënë se do të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit.
Ai ftesën për intervistim nga Gjykata Speciale e mori më 25 shkurt.
“Pavarësisht se në çfarë cilësie jam ftuar, unë do jem ai që isha në luftë dhe ai që jam sot, gjithmonë në mbrotje të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare”, tha ai.