Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka dhuruar sot gjak. I pranishëm është edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
“Në këto momente po dhuron gjak z. Avdullah Hoti, kryeministër në detyrë.
Në vizitë ishte edhe z. Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësinë në detyrë. Ju urojmë shëndet”, u tha në njoftimin e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut.
Duhet përkujtuar që kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ishte infektuar me COVID-19 kohë më parë dhe në rast se tashmë ka mjaftueshëm antitrupa, gjaku i tij mund të përdoret për trajtimin e pacientëve tani me koronavirus.