Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) do të bëhet me pajisjen “Akcelerator linear”.
“Kjo pajisje është më se e domosdoshme pasi brenda një kohe të shkurtër do të largohet lista e pritjeve”.
“Po ashtu, kjo pajisje do ta bëj të mundshme edhe trajtimin me metodat më të sofistikuara siç është IMRT dhe pacientët nuk do të kenë nevojë të referohen jashtë Kosovës”.
“Një pajisje e tillë është blerë në vitin 2008. Vlera e projektit është rreth 1.5 milion!”, ka shkruar Zemaj në rrjetin social Facebook.