Një ditë pasi kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj tha se partia e tij nuk do e votojë Osmanin për presidente, zëdhënësi i kësaj partie, Avni Bytyçi, ka thënë madje që PDK-ja nuk do të qëndrojë as në sallë, njofton "Bota sot".
Bytyçi, lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
Ndër tjera, ai ka thënë se kourumi për presidenten përcakohet nga numri i votave në kuti.
"Kuorumi për kandidatin/en për President/e të vendit përcaktohet nga numri i votave në kuti. PDK nuk ka votë për Vjosa Osmanin e as nuk do të marrë pjesë në votim", ka shkruar Bytyçi në Facebook, përcjellë "Bota sot".