Partitë tashmë opozitare, kanë dhënë rebesh kritikash ndaj kandidates për presidente, Vjosa Osmanit, pas intervistës së saj në BBC.
Në mbrojtje Osmanit i ka dalë zyrtari i VV-së, Haki Abazi, i cili thotë se kjo është një fushatë ndaj Osmanit, për të arsyetuar mos pjesëmarrjen në seancën e votimit të presidentes, përcjellë "Bota sot".
Abazi ka paralajmëruar se kjo gjuhë e partive tjera, mund t'i çoj ato në luftë për pragun zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme.
Postimi i tij:
Faushata kundër UD të Presidentës Vjosa Osmani është vazhdimsi e fushatave me lajme të rrejshme, lajme të shkruara mbrapsht e të nxjerrura nga konteksti i fjalisë nëpërmjet quazi dhe pseudo mediave dhe portaleve!
Kjo strategji që është duke u përdorur për dobësim dhe shkatrrim të figurave politike duke ndërsyer urrejtje me qëllim të arritjes së objektivave politike është denuar edhe nga raporti i komsionit të Parlamenti Evropian. Financimi dhe forma e veprimit të këtyre prodhuesve të luftës speciale propagandistik të rrejshëm duhet hetuar nga prokuroria.
Qëllimi i kësaj fushate tani është për të arsyetuar mos votimin apo mos qendrimin eventual të deputetëve në salllë kur duhet votuar për presidente. Ajo që duhet thënë është se edhe heren e kaluar kanë përdorur të njejtën strategji me të njejtat forma dhe me telallët e mshehtë e të hapur por janë zvogluar përgjysëm. Heren tjetër me këtë strategji denigruse ndaj figurave politike me integritet kanë me rreziku edhe pragun.