Ky është qytetari më i ri që vdiq sot nga COVID-19

Aktuale

Ky është qytetari më i ri që vdiq sot nga COVID-19

Më: 18 mars 2021 Në ora: 15:40
Ilustrim

Edhe 5 qytetarë kanë humbur jetën nga virusi COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Deri më tani nga ky virus në vend e kanë humbur jetën 1.736, persona.

E qytetari më i ri i cili humbi jetën nga covid-19 në ditën e fundit është një 56 vjecar nga Prizreni. Këto janë moshat e të vdekurve në 24 orët e fundit.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Pejë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (56 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (71 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat