Avokati i Shaban Gogajt, Besnik Berisha ka publikuar pamje të reja nga vrasja e të riut Agonis Tetaj.
Në video shihet reagimi i dorasit, kolegut të Tetajt, Shaban Gogajt.
Sipas Berishes, reagimi i Gogajt tregon se vrasja ishte aksidentale.
Postimi i tij i plotë:
Pamje të reja sesi reagoi 18-vjeçari Shaban Gogaj pasi aksidentalisht privoi nga jeta shokun dhe kolegun e tij Agonis Tetaj
Jam kureshtar të di, nëse ekziston qoftë edhe një rast i vetëm, i shkruar, i dëgjuar, apo i dëshmuar, që i përgjigjet, qoftë për së afërmi, aksidentit tragjik të vrasjes së Agonis Tetaj e që provon se dorasi, menjëherë pas kryerjes së vrasjes të pretenduar “me dashje”, reagon kështu siç ka reaguar 18-vjeçari Shaban Gogaj, duke gulçuar, bërtitur, klithur, goditur kokën dhe veten me grushta, pasi kuptoi se miku i tij më i mirë u rrëzua në tokë i gjakosur.
Kujtojmë që ky aksident tragjik ndodhi në ditën më të lumtur të jetës së 18-vjeçarit Shaban Gogaj, në të cilën i njëjti mori konfirmimin dhe bekimin për fejesë nga prindi i të dashurës së tij.
Faktet nuk duan koment!!