Ish-këshilltari i Albin Kurtit, Driton Tali ka folur për llogarit që sipas tij, po i bëjnë partitë politike në Kosovë.
Ai shkruan se PDK, LDK dhe AAK janë duke llogaritur që shkuarja në zgjedhje i lodhë qytetarët psiqikisht.
Tali shkruan se, sipas kësaj llogaritje të partive opozitare, qytetarët nuk do të dalin për të votuar sikurse herën e fundit.
“Me hesap PDK, LDK dhe AAK janë duke llogaritur që shkuarja në zgjedhje përsëri qytetarët i lodhë psiqikisht, andaj ata s'do të dalin për të votu si herën e fundit d.m.th., do konkurrohet me struktura partiake dhe në këtë mënyrë do të dalin ma mirë se që dolën me 14 shkurt”, shkruan Tali në Facebook.