Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Phillip Kosnett.
Në këtë takim u bisedua për rezultatin e zgjedhjeve dhe formimin e institucioneve.
Hoxhaj tha se Kosovës i duhet stabilitet dhe lidership.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/18/auto_twiter1616082261.jpg)
“Mirëprita ambasadorin amerikan në Kosovë në zyrat e PDK-së për të diskutuar zhvillimet e brendshme politike në Kosovë, me theks të veçantë në rezultatet e zgjedhjeve dhe formimin e institucioneve të reja. Kosovës i duhet stabilitet dhe lidership”.