Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj u shpreh në Euronews Albania se me reformimin e PDK-së nuk mund të rrënohet gjithë struktura aktuale e partisë.
“Për shkak të një rezultati jo të kënaqshëm nuk mund të rrënojmë të gjithë strukturën partiake se do të jetë një veprim desktruktiv. Jemi pranë zgjedhjeve lokale dhe ne na duhet të një mobilizim, organizim”, u shpreh Totaj.
“Nuk jemi të kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve. Mendimi kritik brenda PDK-së është i mirëseardhur, reformimi është një proces cili është në vazhdimësi”, tha ai më tej.
Sa i përket kryetarit në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj, ai tha se ky i fundit do të vazhdojë të qëndrojë në këtë post.
“Do të vazhdojë të jetë në detyrë, ndërsa për ndonjë proces eventual të brendshëm do të mendojmë pas zgjedhjeve lokale”, përfundoi ai.