Adelina Grainca nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Adelina Grainca, edhe zyrtarisht është regjistruar si deputete e Kuvendit.
Ajo në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se angazhimi i saj do jetë pro qytetarëve të Kosovës, dhe interesave të vendit.
Grainca si deputetja më e re dhe Dehari si deputeti më i moshuar i Kuvendit do ta drejtojnë seancen konstituive të legjislaturës së Vlll.
Postimi i saj i plotë:
Sot pata nderin të kryej procedurën e regjistrimit si deputete në Kuvendin e Kosovës. Angazhimi im do të jetë në shërbim të interesave të qytetarëve dhe Republikës.
Faleminderit!