Eurodeputeti Lukas Mandl dhe eurodeputetja Viola Von Cramon thanë se BE-ja nuk i ka kryer detyrat e veta ndaj Kosovës duke mos ia hequr regjimin e vizave.
Mandl ka thënë poashtu se njohja e Kosovës nga Izraeli është një tregues i rëndësishëm për pesë shtetet e BE-së(Sllovakinë, Romaninë, Greqinë, Qipron dhe Spanjën) që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës akoma.
Von Cramon ka thënë se ka shpresë në administratën e re të ShBA-së nën presidentin Joe Biden dhe “ne presim përkrahje për dialogun Kosovë-Serbi”.
Por raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian ka kritikuar Kurtin për prioritetin e ulët që i ka dhënë dialogun me Serbinë në premtimet elektorale.
“Nëse nuk dëshiron të humbasësh perspektivën evropiane, kjo nuk është e mirë”, ka thënë Von Cramon.