Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan në Kosovë Philip Kosnett.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se me ambasadorin amerikan ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, sidomos për maturinë që tregoi Kosova pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:
Në sfidat në të cilat po kalon Kosova, integrimet euroatlantike, situata me pandeminë, rimëkëmbja ekonomike dhe dialogu, ka partneritet të pakontestueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjithmonë kënaqësi takimi me ambasadorin amerikan në Kosovë. Me z. Philip Kosnett, biseduam rreth zhvillimeve të fundit politike dhe maturinë politike që e tregoi vendi ynë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
E informova ambasadorin se Aleanca do të jetë zë i fuqishëm që do të kërkojë llogaridhënie nga pushteti i ardhshëm.
Gjithashtu falënderova ambasadorin Kosnett për kontributin e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme amerikane për vendin tonë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/18/auto_161956709_2526046080853124_1901440483655030675_o-1024x6831616088026.jpg)