Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të hyjë fuqishëm në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit.
Besnik Tahiri do të jetë kandidatë për kryetar të qytetit të Podujevës.
Tahiri në Qeverinë Hoti ishte zëvendës-kryeministër dhe u.d i Ministrit të Punës së Jashtme.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte zyrtarizoi se vëllai i tij, Daut Haradinaj, do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.
Ndërsa, Haradinaj paralajmëroi se do të ketë befasi të tjera.