Kryetari i sapozgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se nuk do jenë pjesë e kësaj Qeverie dhe se nuk do e votojnë Vjosa Osmanin për presidente.
Sipas tij, president partiak kemi pasur Hashim Thaçin, e nuk duan të bëjnë të njëjtën gjë edhe me Vjosa Osmanin.
“Ne synojmë të ndërtojmë institucione, synojmë t’i shmangim zgjedhjet se qytetarët janë lodhur, kërkojmë që pozita të jetë e pavarur dhe partiake. Kemi pasur president partiak sikurse Thaçit, nuk duam prapë një president partiak, presidenti duhet të ketë neutralitet”, tha Abdixhiku.
E ndaj kësaj deklarate ka reaguar Visar Berisha, ish këshilltari i kryeministrrit në detyrë, Avdullah Hoti.
“Presidenti është politik dhe s'mund të jetë ndryshe, por ai nuk duhet të jetë pinjoll i mazhorances, nëse dojmë me perparue demokracinë dhe rujte ekuilibrat e pushteteve!”, shkruan Visa Berisha, përcjellë “Bota sot”.