Pas deklaratave kërcënuese të Vuçiqit, shqiptarët nisin raportimet në Instagramin e presidentit të Serbisë për gjuhë të urrejtes

Aktuale

Pas deklaratave kërcënuese të Vuçiqit, shqiptarët nisin raportimet në Instagramin e presidentit të Serbisë për gjuhë të urrejtes

Më: 18 mars 2021 Në ora: 21:36
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “dhuna ndaj serbëve në Kosovë, që kishte ndodhur 17 vjet më parë”, s’mund të përsëritet sepse Serbia do të ketë përgjigje “të qartë, serioze e adekuate”.

“Serbia s’do të lejojë tjetër masakër. Serbia, sikur kushdo tjetër, ka të drejtën të kujdeset për popullin e saj, shëndetin e tyre, sigurinë dhe mirëqenien të cilën, sikur kushdo tjetër, çdo serb ka të drejtë të ketë”, ka thënë ai në një mbledhje komemorative në Beograd në të cilën përkujtoheshin trazirat e marsit e që Serbia po i cilëson si “masakra në Kosovë”.

Ai ka thënë se Serbia po vepronte atë kohë pa armë e pa dëshirën për të hequr qafe dikë.

“Por kjo nuk do të thotë që Serbia do të lejojë dikë të përsërisë 17 marsin. Serbia nuk është e gatshme për këtë, e as s’do të jetë ndonjëherë. E drejta e jetës është e drejtë bazike dhe gjithmonë do ta mbrojmë atë”, ka thënë ai.

Por pas kësaj qytetarët kanë nisur një thirrje virale për raportim të presidentit serb në Instagram.

Une luftoj shume per te drejten dhe njerzt e mi. Skam asgje kunder njerzve te pafajshem. Kemi hjeke shume. Kjo eshte e...

Posted by Shpend J. Lila on Thursday, March 18, 2021
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat