​Haradinaj tregon nëse AAK do ta votojë Osmanin

Aktuale

​Haradinaj tregon nëse AAK do ta votojë Osmanin

Më: 18 mars 2021 Në ora: 21:38
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se deputetët e kësaj partie nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente.

Madje Haradinaj ka thënë se nuk do t’i bëjnë as kuorumin për zgjedhjen e saj.

“As nuk e votojmë e as nuk ia bëjmë kuorumin znj. Osmani për presidente”, ka thënë lideri i AAK-së.

Kujtojmë që pak më parë Daut Haradinaj u zgjodh kandidat për kryetar të Prishtinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat