Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në RTV Dukagjini tha se pos vetës, do ta votonte edhe dikë të familjes Jashari për president.
“Pos vetes, e votoj edhe dikë të familjes Jashari. E pranoj dikë të familjes Jashari menjëherë”, tha Haradinaj.
Ish-kryeministri tha se AAK nuk ka votë për Vjosa Osmanin.
Haradinaj ka thënë se as nuk do t’i bëjnë kuorumin për zgjedhjen e Osmanit.
“As nuk e votojmë e as nuk ia bëjmë kuorumin znj. Osmani për presidente”, ka thënë lideri i AAK-së.