Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se kryetarët respektivë të LDK-së dhe AAK-së kanë dhënë sinjale se duan president konsensual.
Ai ka thënë se në bazë të deklaratave të tyre të fundit është bërë e ditur se këta duan një president të përbashkët e jo Vjosa Osmanin.
“Ramush Haradinaj duket se e ka kuptuar që nuk mund të bëhet president. Ai tani po kërkon presidentin konsensual. Kjo u bë e ditur në deklaratat e tij të fundit”, tha ai.
“Edhe Lumiri mbrëmë foli njëjtë. Ai tha se LDK nuk e mbështet një kandidat për president që është partiak”, shtoi ai.
Tutje ai tha se Albin Kurti po punon jashtë tavolinave të bisedave që të krijojë votat e nevojshme për të gjetur një zgjedhje për presidentin.
“Po mendoni që Albin Kurti është naiv? Politika nuk bëhet kështu”, ka thënë ai.