Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku ka reaguar për postimin skandaloz të Aleksandar Vuçiq, ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.
Çitaku në postimin që e bëri në Facebook tha se ky është një agresion verbal.
“Kjo nuk është llogari parodi. Kjo është llogaria zyrtare e Presidentit të Serbisë.
Harta në foto është e Kosovës. Kjo është agresion verbal dhe duhet të merret kështu. Kosova është Kosovë, kaq”, u shpreh ajo në postimin e saj.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/18/auto_162120325_10157668073237414_6401117959970515937_n1616107767.jpg)