Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pas postimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Instagram.
Vuçiq postoi një fotografi me hartën e Kosovës, të cilën e bëri pjesë të Serbisë.
Hoxhaj përmes një postimi në Twitter tha se Serbia po propagandon po nxitë urrejtje kundër fqinjëve.
“Serbia nën @avucic sundimin autokratik është në një gjendje hipnoze ku propaganda & urrejtja nxiten kundër fqinjëve. # Kosova si një shtet i pavarur dhe sovran është muri i vlerave euro-arlantike kundër mentalitetit të moshës së mesme”, ka shkruar Hoxhaj.
Fotografia të cilën Vuçiq e postoi në Instagram ka marrë shumë raportime nga kosovarët, pasi u janë ndjerë të ofenduar nga ky postim.