Ngjarjet e datës 19 Mars 2021
- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë një konferencë për media, ku së bashku me përfaqësuesit e ndërmarrjes publike “Ekoregjioni”, do të njoftojnë për vazhdimin e marrëveshjes së nënshkruar për kryerjen e shërbimeve të varrimit dhe të mirëmbajtjes së varrezave në komunën e Prizrenit. (Shtëpinë e Bardhë në Prizren, ora 10:00)
- Autobusët e transportit rrugor të udhëtarëve parakalojnë nëpër kryeqytet, për mos subvencionimin nga Qeveria. (Stacioni i autobusëve, ora 10:00)
- Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Sindromën Down, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, në bashkëpunim me anëtarët e shoqatës Down Syndrome Kosova në Prizren, ku do të bëhet shitja e kartolinave vetëdijësuese, të përgatitura nga fëmijët e prekur me këtë sindromë. (Në "Kej" të sheshit Shatërvan, ora 13:00)
- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani presin në takim kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun për tu konsultuar për formimin e institucioneve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 14:30)