Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja ka reaguar ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
Muja në një postim në Facebook, thotë se, qëllimet e Vuçiqit janë që ta kthejnë Kosovën dhe Malin e Zi në orbitën e dominimit serb.
Vuçiqi publikoi hartën e Kosovës me flamurin serb, e kjo ka bërë që të ngjallin reagime të shumta.
Muja thotë se, Vuçiqi është Millosheviq me qëllime të njëjta e taktika të ndryshme.
“Presidenti i Serbisë Vučić ka publikuar një hartë të Kosovës të pikturuar me flamurin serb. Qëllimet e tij, që nga mohimi i masakrës së Reçak-ut, projekti i mini-Shengenit dhe mbështetja për partitë e rendit të vjetër kishin një qëllim të vetëm - rikthimin e Kosovës dhe Malit të Zi në orbitën e dominimit serb. Vučić është Milosević me buzëqeshje - qëllime të njejta, taktika të ndryshme”, shkruan Armend Muja në Facebook.