(E plotësuar 14:26) - Për dy orë të premten është “bllokuar” Prishtina me rreth 250 autobusë sot që kanë parakaluar nga Veterniku nëpër kryeqytet deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës, për të shprehur pakënaqësitë e tyre për mos zbatimin e marrëveshjes mes Shoqatës së Transportit Rrugorë të Udhëtarëve dhe qeverisë së Kosovës.
Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugorë të Udhëtarëve Ruzhdi Kurtishaj tha se protesta e sotme është alarm i fundit për qeverinë në realizimin e marrëveshjes të arritur në janar të këtij viti.
Greva e mbajtur dy ditë më parë, do të vazhdojë edhe nesër dhe pasnesër, ndërsa për të hënën është paralajmëruar sërish protestë para Qeverisë në Prishtinë me 300 autobusë.
Kurtishaj: Kjo protestë duhet të jetë alarmi i fundit për qeverinë
“Numri i autobusëve sot që kanë marrë pjesë në protestë ka qenë rreth 250 dhe kjo ka qenë me kërkesën tonë për të zvogëluar ky numër për shkak të pengesës në komunikacion[…]Kjo protestë duhet të jetë alarmi i fundit për qeverinë e Republikës së Kosovës që të mblidhet urgjentisht dhe të merr vendimin e duhur për pagesën apo për realizimin e marrëveshjes së nënshkruar mes qeverisë së Kosovës dhe shoqatës së transportit rrugor në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës për t’iu dalë në ndihmë operatorëve të këtij sektori, të cilët pa drejtësisht për shkak të vendimeve të qeverisë krijuan humbje të mëdha[…]I bëjë thirrje kryeministrit dhe qeverisë mos t’i ndryshoj qëndrimet”, theksoi Kurtishaj.
Kreu i kësaj shoqata theksoi po ashtu se nga marrëveshja e arritur me Qeverinë bëhet fjalë për subvencionim e 450 operatorëve me 6.5 milionë euro.
Ndërsa, shtoi se nëse nuk ka reflektim të qeverisë deri të hënën, protesta do të vazhdoj të hënën në orën 10:00 para qeverisë me një numër të caktuar të autobusëve.
Kurtishaj: Kërkojmë 6.5 milionë euro, të hënën sërish protestë në Prishtinë para qeverisë
“Sapo diskutuam, morëm vendimin që të hënën në orën 10:00 ne do ta kemi një marsh, por kësaj radhe jo në lëvizje. Ky marsh do të jetë përball qeverisë, prapë do të jetë një numër i caktuar iautobusëve, sepse kërkesat e operatorëve janë të vijnë me 1000 autobusë dhe të bllokohet Prishtina, por ne e kemi parasysh çdo herë interesin publik të qytetarëve, por ne edhe ditën e hënë me 200 apo 300 autobusë do të bllokohet për dy orë Prishtina… Është unifikim I gjithë shoqatës që protesta të vazhdojë deri në realizmin e marrëveshjes… Shënimet e sakta i ka Ministria e Infrastrukturës, diku flitet për 6.5 milionë euro për 450 biznese për gjashtë muaj të operimit”, tha ai.
Kryetari këshillit organizativ të protestës, Driton Bytyqi ka treguar për mënyrën e organizmit të protestës për të hënën, këshilli ka marrë vendim që protestat të vazhdojnë deri në realizmin e marrëveshjes.
Bytyqi: Greva vazhdon nesër dhe pasnesër, protestë sërish para Qeverisë në Prishtinë
“Nesër vazhdon prapë greva, pasnesër po ashtu vazhdon greva, për ditën e hënë kemi marrë vendim me Këshillin Organizativ të Shoqatës që të jemi të gjithë në protestë së bashku në orën 10:00 deri 12:00 me bllokimin e rrugëve në Prishtinë, synohet që nuk e dëshirojmë, të bllokohet e krejt Kosova”, theksoi Bytyqi.
Qeveria në detyrë nëpërmjet një komunikate ka thënë se ky sektor është mbështetur sikur shumë sektor të tjerë për paga dhe qira, ndërsa për kompensimin e humbjeve, janë deklaruar se nuk kanë mjete të mjaftueshme.
Ndryshe, që nga dita e mërkurë Shoqata e Transportit Rrugorë të Udhëtarëve ka organizuar grevë për bojkotimin e punës, dhe kështu nuk ka pasur transport publik dhe nuk ka funksionuar asnjë linjë e autobusëve ndër urban dhe urban-periferik në Kosovë.
Autobusët “bllokojnë” Qeverinë e Kosovës, Kurtishaj: Të hënën prapë do të protestojmë
Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj ka mbajtur konferencë për media rreth protestës me autobusë që u mbajt sot në Prishtinë.
Kurtishaj tha se rreth 250 autobusë kanë marrë sot pjesë në këtë protestë për të kërkuar zbatimin e marrëveshjes mes kësaj shoqate dhe Qeverisë.
“Numri i autobusëve që kanë marrë pjesë sot në këtë protestë ka qenë rreth 250 dhe ajo ka qenë me kërkesën tonë që të zvogëlohet ky numër për shkak të problemeve në komunikacion. Kjo protestë ka qenë e paralajmëruar qysh nga data 11 mars dhe kjo duhet të jetë një alarm i fundit për Qeverinë që të mblidhet urgjentisht dhe të marrë vendimin e duhur për pagesën apo për realizimin e marrëveshjes së nënshkruar mes Qeverisë dhe Shoqatës së Transportit Rrugor për t’i dal në ndihmë këtij sektori që pati humbje të mëdha gjatë pandemisë”, ka thënë ai.
Më tutje ai theksoi se qysh nga muaji korrik i 2020-ës kanë marrë premtime që do të mbështeten financiarisht për dëmet që i janë shkaktuar atyre nga pandemia Covid-19.
“Ne kemi qenë shumë të hapur për dialog. Qeveria si duket e ka pasur të themi një lloj premtimi të rrejshëm dhe nënshkrimi i asaj marrëveshje duket se është i rrejshëm. I bëj thirrje Qeverisë që të mos i ndërrojë qëndrimet. Nga ajo që më 24 qershor kanë thënë që ky sektor ka qenë i dëmtuar dhe duhet të përfshihet më Ligjin për Rimëkëmbje. Pati edhe selektim në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Ne patëm edhe një konferencë dhe është fol saktësisht që transporti urbano-periferik do të mbështetet nga komunat, teksa ai ndër-urban dhe ndërkombëtar do të mbështeten nga ministria”, ka thënë Kurtishaj.
Një protestë e tillë, sipas Kurtishajt do të mbahet edhe të hënën.
“Ne morëm vendimin që të hënën në orën 10:00 ne do ta kemi një mars por jo në lëvizje, para qeverisë së Kosovës. Kërkesa është që të vijmë me njëmijë autobusë dhe të bllokojmë Prishtinën por nuk është ky interesi ynë. Në do ta bëjmë si simbolikë edhe ditën e hënën prapë për dy orë me 200 ose 300 autobusë”, ka thënë ai.
Autobusët “bllokojnë” Qeverinë e Kosovës
Operatorët e transportit publik nisin parakalimin nga “Veterniku” në Prishtinë nëpër kryeqytet deri tek Qeveria e Kosovës, në formë të protestës për mos subvencionimin e këtyre transportuesve të ushtëtarëve nga Qeveria.
Autobusët e shumtë tashmë veçse kanë arritur tek objekti i Qeverisë së Kosovës.
Në ora 12:00 Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve do të mbajë konferencë për media.
Kujtojmë, se dy ditë më parë nuk ka pasur transport publik, të cilët kanë qenë në grevë.
“Bllokohet” Prishtina, qindra autobusë parakalojnë nga “Veterniku” në drejtim të Qeverisë
Operatorët e transportit publik nisin parakalimin nga “Veterniku” në Prishtinë nëpër kryeqytet deri tek Qeveria e Kosovës, në formë të protestës për mos subvencionimin e këtyre transportuesve të ushtëtarëve nga Qeveria.
Kujtojmë, se dy ditë më parë nuk ka pasur transport publik, të cilët kanë qenë në grevë.
Protesta, autobusët nga qytetet e Kosovës arrijnë në Prishtinë
Autobusë të shumtë të qyteteve të ndryshme të Kosovës ia kanë mësyer Prishtinës.
Kjo në shenjë pakënaqësie të mossubvencionimint nga Qeveria e Kosovës.
Autobusët pikënisjen e kanë në stacionin e Autobusëve në kryeqytet e më pas do të bëjnë parakalim nëpër rrugët e Prishtinës e deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës.
Ndërkohë Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve kanë ndërprerë qarkullimin e autobusëve që nga e mërkura.