Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosjes dhe tashmë deputet, Avni Zogiani ka thënë se lidershipi i LDK-së, nëse është i tillë, duhet të tregojë se po e ndërprenë trashëgiminë e liderëve të kontrolluar nga PDK.
Ai thotë se të vjetërit në mes të VV-së dhe PDK-së, kanë zgjedhur kryesisht këtë të fundit.
Zogiani këtë e ka thënë përmes një postimi në Facebook.
"Lidershipi i ri i LDK, nëse është i tillë, duhet të tregojë se po ndërpren trashegiminë e liderëve të kontrolluar nga PDK, të cilët mes VV e PDK, kryesisht kanë zgjedhur PDK... pra mes sundimit të ligjit e korrupsionit, kanë zgjedhur korrupsionin!", ka shkruar Zogiani në Facebook, përcjellë "Bota sot".