Aleksandër Vuçiq ka bërë provokimin e radhës, ku në rrjetin e tij social në Instagram, ka publikuar hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë.
Kjo ka ngjallur reagime nga i gjithë spektri politik vendor por edhe ndërkombëtar.
Për këtë provokim ka reaguar edhe deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi.
Ai ka publikuar hartën e Kosovës me flamurin tonë, duke iu kundërpërgjigjur Vuçiqit.
"Le të nervozohet kush të doje, ama Kosova është shtet dhe pikë", ka shkruar Kamberi në Facebook.