Edhe historiani Shkodran Imeraj ka reaguar ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
Imeraj përmes një postimi në Facebook, thotë se Vuçiq është krimineli më i madh pas Sllobodan Millosheviqit.
Ai thotë se, Kosova nuk duhet të dialogojë me Serbinë pa kërkuar falje shteti serb.
Sipas tij, mitet serbe kanë vdekur për Kosovën.
Postimi i plotë:
Krimineli më i madh në Ballkan pas S. Millosheviqit, është A. Vuçiq. Kosova, nuk duhet të ulët në tryezën e dialogut më shtetin serb, pa kërkuar falje ky shtet, popull dhe kisha e tyre për gjenocidin që është kryer në Kosovë që nga viti 1912 e deri më 1999.
Rruga më e mirë e shqiptarëve është bashkimi në një shtet të vetëm shqiptar. Vetëm të bashkuar, jemi më të fortë.
Mitet e tyre për Kosovën, kanë vdekur. Uzurpimi dhe pushimi i manastireve dhe kisha ortodokse dhe katolike shqiptare në Kosovë, është miti i tyre i pa qëndrueshëm për Kosovën.
Serbët janë pushtues, dhe fenë ortodokse zyrtarisht e kanë pranuar nga shqiptarët pas ardhjes se tyre si mercenar të ushtrive osmane në Ballkan.